MENU
klinika

Aksidenti në Fier

Ndërron jetë 67-vjeçari, gruaja niset drejt Tiranës

31.01.2021 - 11:24

Ka ndërruar jetë gjatë mesnatës 67-vjeçari Ilirian Merdanaj ndërkohë që bashkëshortja e tij, Gjinovefa Merdanaj është nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Çifti i të moshuarve u përplas nga një automjet tip “Seat” pasditen e së shtunës rreth orës 18:15 në në unazën e qytetit Fier, ku shtetasi L.B. 30-vjeç duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar çiftin e bashkëshortëve në momentin kur ata po kalonin rrugën në vijat e bardha.

30-vjeçari u ndalua menjëherë nga policia ndërsa dy të plagosurit u nisën me urgjencë drejt spitalit të Fierit. Megjithë ndërhyrjen e mjekëve 67-vjeçari nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra, ndërsa bashkëshortja vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN