MENU
klinika

“Këtë borxh do përpiqem ta shlyej me punë”

Olta Xhaçka: Nuk do të mjaftohem me atë që është bërë!

05.01.2021 - 09:04

Olta Xhaçka ka marrë sot detyrën zyrtarisht. Në fjalën e saj të parë si Ministre e Punëve të Jashtme, ajo tha se nuk do të mjaftohet me punën që është bërë, apo paraardhësit kanë bërë.

Xhaçka tha se gjëja e parë që ajo do të bëjë është krijimi i një grupi pune me ambasadoret me më shume përvojë për të piketuar një sere hapash të mëtejshëm në reformimin e shërbimit diplomatik.

Për këtë, ministrja e re ftoi të gjithë që të japin idetë e tyre.

“Kryeministër, Genti, nuk do të jetë e lehtë, t’ju zëvendësoj të dyve njëheri në drejtimin e politikës së jashtme!

Nga ana tjetër, jam shumë e vetëdijshme, që puna që ju keni bërë, e bën punën time këtu më të lehtë. Sepse nuk do të më duhet të rishpik rrotën apo të nis çdo gjë nga zero. Përkundrazi.

Megjithatë një gjë dua ta bej shume te qarte. Puna nuk është asnjëherë mjaft dhe unë nuk do te mjaftohem me atë qe është bere apo qe vartësit e mi janë mësuar te bëjnë. Unë dua me shume, nga te gjithë, duke nisur nga vetja ime”, tha Xhaçka.

Caktimin në këtë detyrë, Xhaçka e konsideron si një borxh, që do ta shlyejë me punë.

“Per mua është një nder i madh të jem në këtë detyre dhe është po kaq edhe një borxh i madh ndaj kryeministrit qe me propozoi, parlamentit qe me votebesoi e patjeter, te gjithe qytetareve qe e kane besuar ketë shumice qeverisëse.

Këtë borxh do te përpiqem me gjithë fuqite e mia ta shlyej me punen e me rezultatet e punes se ketij institucioni. Ju lutem perulesisht te gjithe drejtuesve e punonjesve te institucionit, si edhe te gjithe pjesetareve te nderuar te rrjetit te sherbimit tone te jashtem, te bejne me te miren e tyre”, u shpreh ministrja e re.

Më pas ministrja tha: “Une do te krijoj menjehere nje grup pune me ambasadoret me më shume pervoje per te piketuar nje sere hapash te metejshem ne reformimin e sherbimit tone diplomatik dhe do t’ju ftoj te gjitheve te jepni idete tuaja. Kjo ministri duhet te shkelqeje ne cdo drejtim, sepse eshte shembelltyra e shtetit shqiptar ne syte e te huajve dhe te shqiptareve jashte kufijve”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet për herë të fundit si Ministër i Jashtëm

Cakaj rendit arritjet në dy vite: Shqipëria ka qenë ëndërr historike…