MENU
klinika

Duke qënë se janë më të rrezikshëm se makinat

Pantallona me “airbag”, mund t’u shpëtojnë jetën motoçiklistëve

23.01.2021 - 10:25

Udhëtimi me motor është shumë më i rrezikshëm sesa me makinë. Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, rreziku për të vdekur në një aksident me motor është 28 herë më i madh sesa në një aksident me makinë.

Por një risi në prodhimin e jastëkëve të ajrit (airbag) mund t’u shpëtojë jetën më tepër motoçiklistëve duke i bërë udhëtimet e tyre më të sigurta.

Moses Shahrivar ka dizajnuar pantallona xhins, të cilat kanë të instaluara në brendësi “airbag” te pjesa e këmbëve. Ato aktivizohen dhe hapen në momentin që motoçiklisti rrëzohet nga motori, duke amortizuar kështu goditjet në pjesën e poshtme të trupit. Më pas, jastëku rimbushet me gaz dhe është përsëri gati për përdorim.

Kompania e tij, Airbag Inside Sweden AB, është pranë marrjes së certifikatës europiane të sigurisë, ndërsa ka përfituar edhe 150 mijë euro grant nga Bashkimi Europian për të zhvilluar më tej idenë. Nëse gjithçka shkon sipas planeve, xhinset do të dalin në treg në vitin 2022.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”