MENU
klinika

Starton më 19 korrik

Rossi, i entuziazmuar kur pa kalendarin e Moto GP

12.06.2020 - 14:44

Hartimi i kalendarit për këtë sezon ka gëzuar tej mase tifozët e Moto GP. Duke nisur nga data 19 korrik, idhujt e tyre do të zbresin në pistë për të dueluar deri në metrat e fundit për titullin e më të mirit, ku spektakli dhe adrenalina nuk pritet të mungojnë.

I kënaqur me këtë vendim të organizatorëve të garës është shfaqur edhe piloti legjendë i botës së motorave, Valentino Rossi: “Unë mendoj se të gjithë ndjehen mirë kur shikojnë kalendarin e azhurnuar të vitit 2020. Është një lehtësim për ne si ekip dhe për tifozët. E kemi humbur ritmin, por do të jetë interesante të shikojmë se ku jemi me përgatitjet.”

9 herë kampioni i Botës është në vitin e fundit të kontratës dhe e ardhmja varet tërësisht nga performancat e tij në garat e këtij sezoni. Ditët e fundit, po aludohet se për Rossin ka shfaqur interes skuderia e Petronas, skuadër prej ku vjen edhe zëvendësuesi i italianit te Yamaha, Quantararo.

Sezoni i Moto GP i vitit 2020 do të fillojë më 19 korrik në Spanjë me garat që do të zhvillohen pas dyerve të mbyllura. Europa do të presë 13 gara mes korrikut dhe nëntorit, teksa 4 pista të tjera jashtë kontinentit janë gati për të mirëpritur motorrat e zhurmshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN