MENU
klinika

"Koha për të freskuar pak kujtesën"

Përmbytjet/ Rama publikon video nga Vlora

12.01.2021 - 09:40

Kryeministri Rama e nis ditën me pamjet e rehabilitimit të zonës historike të Vlorës, dhe bën krahasim me kohën kur ajo zonë përmbytej sapo binin shirat e para.

Rama thotë se ata që “përqeshnin” përmbytjen e Vlorës këto ditë, duhet të freskojnë kujtesën sepse më e keqja ka ikur. Në fakt, në javën që lamë pas por dhe aktualisht, situata me përmbytjet paraqitet problematike në veri të vendit, në Shkodër e Lezhë.

“… dhe me këto pamje nga e njëjta rrugë në zonën historike të Vlorës, marrë nga i njëjti kënd pas të njëjtave rreshje shiu, duke u thënë të gjithë atyre që përqeshnin këto ditë “përmbytjen” e Vlorës (apo në përgjithësi atyre që s’e bëjnë dot dallimin mes të sotmes e të djeshmes kur bie shi), se është koha për ta freskuar pak kujtesën, si edhe duke i garantuar të gjithë se edhe në këtë drejtim, më e keqja ka ikur ka kohë pas krahëve tona dhe më të mirën e kemi të gjithën përpara (e do ta arrimë me edhe më shumë punë akoma), ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme.