MENU
klinika

Vlefshmëria drejt skadimit

Qytetarët “pak” interes për të rinovuar dokumentet e identifikimit

30.01.2021 - 20:33

Të gjithë qytetarëve që u ka mbaruar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit apo pasaportave do të ketë mundësi që të aplikojnë pranë zyrave të ALEAT-it dhe gjatë së shtunës. Pavarësisht se sot zyrat janë të hapura, ajo që vihet re është fakti se interesi mbetet shumë i vogël.

Janë rreth 800 mijë qytetarë që janë në moshë  për të votuar dhe u kanë skaduar dokumentet e identifikimit. Por pavarësisht kësaj në pikat ku aplikohet për të marrë kartat ID dhe pasaportat  vëren se ka shumë pak qytetarë që shkojnë për  të rinovuar dokumentet.

Pas njoftimit të Ministrisë së Brendshme se zyrat e aplikimit për karta ID dhe pasaporta do të jenë të hapura edhe gjatë ditës së shtunë qytetarët shprehen se janë paraqitur për të rinovuar dokumentat e identifikimit se pasi u duhen për të udhëtuar.

“Mua më duhet për të udhëtuar më vonë dhe thashë po e heq qafe tani që është kohë pandemie dhe ta kem më vonë për të udhëtuar,” thotë një qytetar.

Por ka edhe nga ata qytetarë që janë të rregullt me afatet. Një çift bashkëshortësh është paraqitur pranë zyrës së ALEAT pasi janë i kanë dokumentet në prag të skadimit.

“Nuk ka skaduar, jemi para kohe. Thashë ta bëj se na duhet për pensionin, na duhet për të shkuar në çdo zyrë, mund të ikim jashtë në Itali..”

Ministria e Brendshme fton qytetarët që u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, të kryejnë sa më parë procedurat për rinovimin e saj.

 Ndërsa riaplikimi për kartë ID mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.Edhe presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qytetarëve që të  rinovojnë sa më parë dokumenatet pasi  mospasja e një karte ID ose pasaporte të vlefshme është pengesë serioze për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votës.

“Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy”

Milioneri shqiptar, probleme me shikimin pas aksidentit

Takimi “kokë më kokë” me Prokurorin e Përgjithshëm

Altin Dumani, vizitë “blic” në Zvicër

“Për emigrantët, kostot janë të qeverisë tuaj“

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!

A do të përkeqësohet situata me rritjen e temperaturave

Si po ndikojnë ndryshimet klimatike në përmbytjet globale?

Gazetari Hoxha zbardh prapaskenat nga hetimet

Si FBI-ja ndihmoi SPAK-un për dosjen Berisha