MENU
klinika

Bashkimi me Shqipërinë?

Raportuesja për Kosovën në PE: Nuk është një alternativë e duhur!

31.01.2021 - 21:31

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka shprehur qëndrimin e saj kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Ajo ka thënë se është qasje e gabuar për Kosovën nëse mendon se do i zgjidhë problemet e saja përmes një unioni eventual me Shqipërinë.

“Është një gabim të krahasohet një ide bashkimi me Shqipërinë, si alternativë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian, veçanërisht si lloj opsioni rezervë, në rast se Kosova mbetet jashtë BE-së për një kohë më të gjatë”, tha Cramon.

Sipas saj, kjo nuk është një alternative, e as një zgjidhje për problemet të cilat qytetarët e Kosovës duan t’i zgjidhin.

Ajo theksoi se votuesit presin zgjidhje reale nga politikanët dhe jo nga parullat e tilla.

“Një referendum i tillë nuk do të ndihmonte askënd dhe sigurisht nuk do të ndihmonte në vështirësitë e Kosovës në skenën ndërkombëtare”, ka deklaruar Cramon për RTVD, transmeton Telegrafi.

Kjo përgjigje erdhi pasi kryesuesi i listës së AAK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, Ramush Haradinaj, që synon Presidencën pas këtij procesi, e ka shprehur të hapur idenë e bashkimit me Shqipërinë, nëse nuk do të ketë progres në dialogun me Serbinë, në të cilën do të vinte edhe njohja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Loja e minutës së fundit dhe pazaret deri më 30 korrik"

Nazarko: Rama, presion nga ndërkombëtarët për 5-Qershorin