MENU
klinika

“Dy javë pa ty..."

Robert Berisha prek me dedikimin për nënën

24.01.2021 - 13:05

Vëllezërit Berisha, Roberti dhe Patrisi humbën dy javë më parë nënë e tyre, Teutën. Lajmin e trishtë e bënë vetë me dije përmes postimeve në rrjete sociale. “Pusho e qetë mami jem per ty me shkru kom shum, po e la me kaq”, shkroi Roberti. Këngëtari i dedikoi më pas dhe disa fjalë prekëse ku shkruante se gjithmonë do të mbesë në kujtimet e tij.

“Vdekja mendon se mund të të marrë nga unë. Por ajo nuk e di që ti jeton përgjithmonë në kujtimet e mia. Më mungon.”, theksoi artisti. Por ndërsa kanë kaluar dy javë nga ndarja e saj nga jeta, këngëtari e ndjen mungesën e së ëmës më shumë se kurrë.

Roberti ka ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një foto të saj ku shihet se mban në krah vajzën e tij, Renee. ’Dy javë pa ty mamushi jem’, ka shkruar ai duke i shtuar emoji të zemrave të thyera.

Ndërkohë, kujtojmë që këngëtari është angazhuar dhe me një emision “Robi plaket kur don vet”, i cili është shkëputur për një pauzë sezonale dhe do të rikthehet në fund të shkurtit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN