MENU
klinika

Nga tatuazhi që lidhet me origjinën e saj te pasojat e luftës me Serbinë

Rrëfehet Dua Lipa!

17.01.2021 - 11:36

Fakti që 2020 ka qenë viti më i suksesshëm deri tani për Dua Lipën, e ka vendosur atë padyshim në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo është shfaqur në kopertinën e “Vogue” dhe “Rolling stone”, ku ka zbardhur detaje të shumta rreth jetës profesionale e asaj personale, e sigurisht ka folur për rrënjët e saj e Kosovën.

Ditën e djeshme intervista e saj me “Rolling stone” u publikua në YouTube dhe ajo që na pëlqeu më shumë është pjesa ku këngëtarja flet për tatuazhin e saj dhe kohën kur ka kuptuar pasojat e luftës së Kosovës me Serbinë.

Artistja ka treguar se tatuazhin e saj të parë e ka bërë kur ishte 19 vjeç dhe nuk është një tatuazh dosido. Dua ka të gdhendur në krahun e saj një tatuazh ku shkruan “Sunny Hill”, që do të thotë “Kodra e Diellit”, lagje në Prishtinë.

Këtë tatuazh ajo i ka kushtuar prindërve të saj që u rritën në këtë lagje. Dhe po të bëni lidhjet në këtë emër ekziston fondacioni “Sunny Hill”, dhe koncerti që është mbajtur dy herë në Kosovë.

Tatuazhin e parë e kam bërë kur isha 19 vjeç. Ky këtu “Sunny hill”, lagja ku u rritën prindërit e mi në Kosovë. Është e përkthyer në anglisht sepse në shqip thuhet “Bregu i diellit”. Më kujton gjithmonë shtëpinë. Është po ashtu edhe emri i fondacionit dhe festivalit që ne organizojmë në Prishtinë.”-ka treguar Dua.

Dua Lipa Writing Elbow Tattoo | Steal Her Style

Dua po ashtu ka folur edhe për luftën Kosovë-Serbi dhe kohën kur ajo e kuptoi se çfarë pasojash ka lënë kjo luftë. Autorja e hitit “Levitating” është shprehur se e kuptonte pak a shumë kur ishte në Britani me prindërit.

Megjithatë, shton se domethënien e vërtetë e kuptoi kur u rikthye në Kosovë: si ka ndikuar te jeta dhe familjet e shqiptarëve në Kosovë dhe se sa shumë vuan një vend nga lufta.

E kuptoja pak a shumë se pse prindërit e mi ishin në Britani dhe gjithë situatën. Por, vetëm kur u shpërngula në Kosovë i kuptova pasojat e saj të vërteta.Se si ka ndikuar te jeta dhe familjet e njerëzve. Dhe se sa shumë vuan një vend nga pasojat e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Postimi që i bëri fansat të dyshonin

Dua Lipa shtatzënë për herë të parë?