MENU
klinika

Dekreti i fundit i Kryeministrit

Shpëton Italia, do të jetë në Olimpiadë

26.01.2021 - 12:18

Italia do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokyos që zhvillohen këtë vit. Deri të mërkurën rrezikohej përjashtimi. Këshilli i Ministrave në Itali miratoi dekretin që i jep pavarësinë Komitetit Olimpik Kombëtar Italian (CONI). Firmosja e këtij dekreti i jep mundësi Italisë të marrë pjesë në Olimpiadë, duke evituar përjashtimin.

Miratimi i këtij dekreti ishte vendimi i fundit i marrë sot paradite nga qeveria e kryesuar nga Giuseppe Conte, që pritet të japë edhe dorëheqjen nga posti i Kryeministrit. Falë këtij dekreti nuk do të ketë asnjë dënim apo pezullim nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, që i kishte dhënë afat Italisë deri të mërkurën.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar deklaroi të hënën se do të pezullojë Italinë nga Olimpiada dhe se sportistët e këtij vendi do të garonin si neutralë dhe nën flamurin olimpik në rast se nuk miratohej ky dekret.

Bisedimet për të futur këtë dekret në rendin e ditës kanë qenë të ashpra, por në fund sporti arriti të triumfojë. Presidenti i CONI-t, Giovanni Malago, kontaktoi menjëherë presidentin e Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, duke i dhënë lajmin e madh dhe në këtë mënyrë Italia merr frymë lirshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN