MENU
klinika

Vendoset të mërkurën

Italia përjashtohet nga Lojërat Olimpike?

25.01.2021 - 14:55

Italia është shumë pranë përjashtimit nga Lojërat Olimpike të Tokios që zhvillohen këtë vit në Japoni. Sipas mediave italiane, vendimi është marrë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, por pritet të ratifikohet të mërkurën.

Shkak është bërë pavarësia e munguar e Komitetit Olimpik Italian (CONI), që mund të zhbllokohet vetëm me një dekret të qeverisë italiane. Një dekret, që sipas “sportmediaset”, është gati, por ende nuk është aprovuar.

Për këtë arsye pritet edhe një kontakt mes presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach dhe kryeministrit italian, Conte. Një situatë e turpshme për Italinë, që rrezikon jo vetëm përjashtimin, por sportistët e saj mund të garojnë në Olimpiadë nën flamurin olimpik, njësoj si Rusia apo Bjellorusia, që janë të përjashtuara gjithashtu.

Sporti italian është në fije të perit dhe situata po monitorohet orë pas ore, me shpresën që ajo të ndryshojë dhe Italia t’i shpëtojë pezullimit nga Olimpiada.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN