MENU
klinika

Festë dhe pandemi

Si e pritën shqiptarët Vitin e Ri

01.01.2021 - 09:48

Viti i Ri 2021. Në ndryshim nga vitet e tjera, këto festa u zhvilluan në një situatë aspak të zakontë në një moment ku e gjithë bota po përballet me armikun e padukshëm COVID-19.

Por kjo nuk i ka ndaluar aspak që atmosferën festive, qytetarët ta sjellin në shtëpitë e tyre. Rrugët e qyteteve ishin të boshatisura, kjo për shkak dhe të masave të marra nga qeveria për ndalimin e lëvizjes pas orës 20:30.

Në sheshe dhe në rrugë kishte vetëm forca policie të cilët patrullonin. Bashkitë e qyteteve organizuan spektaklin e fishekzjarreve që nuk mungon në asnjë Vit të Ri.

Në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj organizoi një koncert me muzikë të cilin e transmetoi online në faqen e tij në Facebook, dhe disa minuta pasi kaloi mesnata, në çdo njësi administrative të kryeqytetit u hodhën fishekzjarre.

I njëjti organizim u bë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë ku bashkitë kishin organizuar spektaklet e fishekzjarreve. Qytetarët i ndoqën ato nga dritaret dhe ballkonet e shtëpive të tyre.

Në natën e ndërrimit të viteve nuk kanë munguar dhe çudirat. Disa persona të cilët udhëtonin me një makinë në rrugët e qytetit të Elbasanit hidhnin fishekzjarre nga automjeti, ku shumë prej tyre shpërthenin edhe në afërsi të rrugës.

Ndërrimi i viteve në Lezhë ëstë pritur me fishekzjarre të shumta dhe lëndë të tjera plasëse. Në pamundësi për të festuar në rrugë dhe sheshe për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 dhe masave kufizuese që ndalojnë lëvizjen, qytetarët i kanë hedhur lëndët plasëse nga ballkonet e banesave të tyre.

Por nuk munguan dhe ato pak qytetar të cilët sfiduan masat kufizuese dhe e pritën Vitin e Ri në sheshin “Gjergj Kastrioti”.

Viti i Ri 2021 u prit me fishekzjarre në qytetin e Sarandës. Për pak minuta ato ndriçuan qiellin e qytetit bregdetar teksa qytetarët i ndoqën nga shtëpitë e tyre.
Lushnje rrugët bosh dhe fishekzjarre spontane nga qytetarët. Asnjë organizim nga pushteti vendor. Ruhet ora e ndalim qarkulimit vetëm policia ndodhet nëpër rrugë.