MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Uzuni i rikthehet golit, shpëton ekipin nga humbja

23.01.2021 - 19:37

Myrto Uzuni bën heroin në Hungari duke shpëtuar ekipin e tij, Ferencvaro nga humbja ndaj Akademisë Puskas. 25-vjeçari barazoi sfidën 8 minuta nga fundi i ndeshjes me një goditje elegante nga faulli në distancë 17 metra.

Ish-sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit goditi lehtësisht topin duke fluturuar mjaft bukur brenda në rrjetë. Pas kësaj jave, Ferencvaros kryeson kampionatin hungarez me 10 pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahet prej Fehervarit.

Deri tani, Uzuni ka realizuar me Ferencvaros 5 gola. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare vijon të bëjë paraqitje të mira dhe mbetet një nga më të mirët për ekipin e tij. Sezon fantastik i beratasit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN