MENU
klinika

Videoja që shkakton të qeshura!

Visjan Ukcenaj imiton Marinën!

10.01.2021 - 12:35

“Unë e nisi ditën me të ajo me Nutella…” Të gjithë u fiksuam disa vite më parë pas këtij vargu të Ghetto Geasyt në këngën “Ajo” që reperi solli në bashkëpunim me Majk.

Shumë pak mund ta dinin asokohe se ky varg i dedikohej partneres së tij Marina Vjollca. Kjo e fundit na ka treguar fiksimin e saj për Nutella, e sigurisht nuk ka ngurruar të pranojë se ky varg është bërë fiks për të.

Duke u kapur pikërisht nga kjo karakteristikë dalluese e moderatores, Visjan Ukcenaj na ka shkrirë të gjithëve gazit mbrëmjen e djeshme duke imituar Marinën.

Teksa ishte i ftuar në “Shiko kush luan”, atij iu kërkuar të imitonte bukuroshen bjonde, me të cilën punon prej disa kohësh në “Klanifornia”. Visjani zgjodhi të imitonte Marinën teksa ishte në shtëpi e shtronin tavolinën bashkë me bashkëshortin e saj.

“Ua Geti ku e kan Nutellën?”- ishte kjo fraza e aktorit që shkaktoi shumë të qeshura në studio.

Nga ana tjetër edhe Rezarti zgjodhi që të imitonte Luanën në një moment nga loja “O pas o plas”, në të cilën si gjithnjë Luana në pyetjet e vështira zgjedh të “spiunojë” duke zbuluar që tregon përherë përgjigjet pasi të ftuarit ia kërkojnë gjithmonë në “backstage” ndihmën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mezi po pres ta ndaj me ju!"

Çfarë po paralajmëron Marina Vjollca?