MENU
klinika

Zyrtare!

Osmani garon së bashku me Kurtin në zgjedhje

14.01.2021 - 13:56

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do të garojnë bashkë në zgjedhje bashkë në zgjedhje. Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe Presidentja në Detyrë kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit në një konferencë të përbashkët për mediat.

“Sapo kemi nënshkruar marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion, për një shoqëri me shëndet, punësim e arsim pa diskriminim…”, tha në fillim Albin Kurti, teksa njoftoi se pas dy ditësh do të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër të ri dhe presidente të re. Ne e kemi presidenten që e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe dinjitet. E ka shprehur integritetin e institucionit dhe unitetin e popullit. Në këto zgjedhje që janë referendum duhet ta ri legjitimojmë këtë”, tha ndër të tjera Kurti.