MENU
klinika

Njoftimi i organizatës Meteorologjike!

“Vrima e ozonit mbi Antarktidë është mbyllur”

08.01.2021 - 10:40

Vrima e ozonit mbi Antarktidë u mbyll në fund të Dhjetorit. Kjo u certifikua nga Organizata Botërore Meteorologjike (OMM-WMO). Ishte “vrima me jetëgjatësi dhe një nga më të mëdhatë dhe më të thellat që kur monitorimi filloi 40 vjet më parë”, thanë ata.

OMM kujtoi se që nga mesi i gushtit hapja në shtresën e ozonit është rritur me shpejtësi, duke arritur një kulm prej rreth 24.8 milion kilometra katrorë në 20 shtator dhe duke u përhapur në pjesën më të madhe të kontinentit të Antarktidës.

Kjo vrimë u shkaktua nga një vorbull polare e fortë, e qëndrueshme dhe e ftohtë dhe temperatura shumë të ftohta në stratosferë, shpjegon OMM.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Habiten shkencëtarët

Vrima e ozonit është zvogeluar!