Cadillac ka zbuluar planet për prototipin e saj të parë të një “taksi ajror” që mund t’ju bëjë të arrini deri te vendi i punës brenda pak minutash.

Sipas mediave të huaja,  fluturakja me një ulëse, që është shfaqur në një video të re të animuar në CES, konferenca më e madhe e teknologjisë në botë, ka një pamje futuriste me një ekran të madh të dritareve përpara dhe është zbukuruar me një ulëse luksoze prej lëkure.

Makina, e quajtur shkurt eVTOL (ngritja elektrike vertikale), përdor katër rrotullues të mundësuar nga një motor elektrik 90kWh për tu ngritur vertikalisht, fluturuar dhe ulur – pothuajse si një dron.

Cadillac, e cila është në pronësi të General Motors, thotë se automjeti i saj eVTOL, mund të ngrihet dhe të ulet në një “pistë helikopteri”, si dhe në ndonjë parking makinash.

Automjeti nuk do të klasifikohej si një makinë fluturuese pasi nuk do të lëvizte në tokë – por mund të revolucionarizonte transportin dhe të bënte që udhëtimi në mëngjes të jetë shumë më pak i ngarkuar.

GM nuk ka dhënë ndonjë afat kohor për kohën kur udhëtarët mund të jenë në gjendje të shohin një “fluturim” në qytetet e botës, por kompania është me sa duket tashmë e angazhuar fuqishëm për të punuar në projekt.