MENU
klinika

"Tokyo 2020"

Alarmi nga Olimpiada: Nuk kemi mjekë e infermierë!

12.02.2021 - 19:15

Na ndajnë pak më shumë se 5 muaj nga starti i Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” dhe organizatorët kanë lëshuar sot alarmin se nuk kanë në dispozicion staf mjekësor të mjaftueshëm për të përballuar këtë event.

Si pasojë e pandemisë Covid-19, të gjithë mjekët e infermierët japonezë janë të impenjuar me punën e përditshme dhe nuk kanë kohë për të kryer vullnetarin gjatë Olimpiadës, siç dhe ishte parashikuar.

“Është e pamundur që t’ua kërkojmë këtë gjë, të kryejnë vullnetarin me kohë të plotë. Mjekët e infermierët kishin pranuar të kryenin këtë rol, por situata ndryshoi për shkak të pandemisë. Tani ata janë të mbingarkuar me punën e tyre të përditshme në spitale. Ndaj, nuk mund t’u kërkojmë të bëjnë me çdo kusht vullnetarin në Olimpiadë”, tha drejtori i Tokyo Medical Association.

Ai shtoi se për këtë Oliompiadë, për një periudhë 2-mujore (15 korrik-15 shtator, ku përfundon edhe Olimpiada për personat me aftësi të kufizuara), nevojiten të paktën 3500 personel mjekësor shtesë, mjekë e infermierë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN