MENU
klinika

Olimpiada

Tha fjalë seksiste, dorëhiqet kreu i “Tokyo 2020”

11.02.2021 - 16:41

Gjatë mbledhjeve gratë kanë tendencën të flasin më shumë nga ç’duhet. Kjo frazë e thënë nga presidenti i komitetit organizator të olimpiadës së tokios është konsideruar seksiste nga palë të ndryshme në nivel global. Për këtë ish-kryeministri i japonisë 83-vjeçari Mori do të deklarojë dorëheqjen nga organizimi i lojërave olimpike.

E çuditshme por e vërtetë. Japonezët e marrin shumë seriozisht edukatën, mirësjelljen dhe respektin kundrejt të tjerëve. Lajmin e kanë sinjalizuar mediat japoneze që raportojnë se Mori do të bëjë deklaratën e tij zyrtarisht në mbledhjen e së premtes të komitetit organizator.

Një furtunë në qiell të hapur është konsideruar ngjarja e fundit e cila e pati zanafillën e saj në përfundim të mbledhjes së shkuar kishte deklaruar se takimet e komitetit po zgjasin shumë pasi anëtaret femra e kanë të vështirë të përfundojnë në kohë ndërhyrjet e tyre.

E parashikuar për tu mbajtur vitin e shkuar olimpiada u shty për shkak të pandemisë. Evenimenti më i madh dhe më prestigjioz  i sportit në glob do të mbahet nga 23 korriku më 8 gusht. Në 50 disiplina të ndryshme sportive pritet të marrin pjesë më shumë se 11 mijë atletë nga 206 shtete.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata seksiste dhe rregullat në "Tokyo 2020"

Presidenti i Olimpiadës: Gratë flasin shumë…