MENU
klinika

Mos e bëni më kurrë!

Arsyeja e rëndësishme shëndetësore përse s’duhet ta mbani teshtimën

25.02.2021 - 08:31

Kur vjen puna tek teshtima, njerëzit ndahen në kategori: ata që teshtijnë fort dhe hapur dhe ata që e mbajnë atë. Përpjekja për të mbajtur teshtimën niset nga shumë arsye dhe një prej tyre mund të jetë mirësjellja ose bezdia nga zhurma që shkakton ajo. Mbajtja e teshtimës, sipas ekspertëve mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin.

Roli i Teshtimës Në Organizëm Dhe Përse Nuk Duhet Ta Mbani Atë

Kur një lëndë apo objekt i huaj futet në organizëm nëpërmjet hundës, instinkti i parë i trupit është që ta nxjerrë atë jashtë menjëherë. Po ashtu edhe me alergjitë nga lule apo diçka tjetër që nuhasim. Kjo aktivizon teshtimën.

Diafragma dhe muskujt e brinjëve kontraktohen në mënyrë që çfarëdo të jetë futur brenda të dalë shpejt nga hunda. Bëhet fjalë për një refleks automatik dhe të pakontrollueshëm që ka një objektiv të vetëm: të sigurojë pastërtinë e rrugëve të frymëmarrjes.

Teshtima është shumë e fuqishme.

Në varësi kapacitetit të mushkërive, ajri që shfryhet përmes teshtimës ka një shpejtësi që mund të arrijë nga 100 deri në 800 km në orë. Mbajtja e teshtimës nënkupton që ajri që është supozuar të dalë duhet të ndërrojë drejtim.

Një gjë e tillë mund të shkaktojë dëmtim të veshit të mesit dhe çarjen e daulles së veshit. Një rrezik tjetër që vjen nga mbajtja e teshtimës është edhe infeksioni i veshit sepse mukusi dhe lëngjet e infektuara kthehen mbrapsht. Ekspertët dhe mjekët nënvizojnë se teshtima nuk duhet mbajtur. Megjithatë kjo nuk do të thotë që ju të jeni të zhurmshëm apo të mos merrni në konsideratë të tjerët pranë jush.

Nëse jeni sëmurë, teshtima mund të shpërndajë patogjenë të ndryshëm në ajër në një shpejtësi shumë të madhe. Nëse jeni të ftohur ose jo, mos mbuloni rrugët e frymëmarrjes me dorë. Kjo e fundit shërben për përhapjen e të ftohurës, gripit apo virozave. Mbani një shami apo letër për hundët sa herë që ju duhet të teshtini.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja kur duhet të shqetësoheni

A është e rrezikshme gjakderdhja në hundë?

Kundër sëmundjes së astmës

Aftësitë e fuqishme shëruese të hudhrës