17.02.2021 - 08:05
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjirokastër. Mësohet se automjeti i OSHEE-së ka rënë nga ura, duke përfunduar në lumin Drino dhe për pasojë dy elektricistë kanë humbur jetën.
Aksidenti ndodhi në fshatin Kordhocë. Punonjësit, kanë qenë në Dervician dhe po shkonin për riparim në fushën përballë Lazaratit. Trupat e viktimave i ka marrë rrjedha e lumit me vete.
Janë zbardhur identitetet e dy punonjësve, bëhet fjalë për Selfo Kallfën dhe Dini Isarajn. Pritet që forcat RENEA dhe palombarët të nisin kërkimet për gjetjen e trupave të pajetë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
37-vjeçari i plagosur dërgohet në Tiranë