MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë e shkakton gjakderdhjen anale?

16.02.2021 - 08:48

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë e shkakton gjakderdhjen anale?

Mjeku: Hemorragjia me origjinë nga pjesa e poshtme e traktit tretës (kolon, rektum, anus) manifestohet në trajtën e rrjedhjes së gjakut të pastër të quajtur rektoragji ose gjak i përzier me materialet fekale i quajtur hematokezia.

Shumë rrallë, në rastet kur lëvizshmëria e zorrës është shumë e ngadaltë, feçet mund të paraqiten me ngjyrë të zezë dhe të imitojnë një hemorragji me origjinë nga pjesa e sipërme e traktit tretës (melena).

Shkaqet më të shpeshta janë: hemorroidet, divertikujt e zorrës, infeksionet, polipet, tumoret, kolitin, ulcerat, traumat etj. Në të gjitha rastet pacienti nuk duhet t’i neglizhojë
ankesat, por duhet të paraqitet sa më shpejt tek mjeku dhe t’i nënshtrohet procesit të diagnostikimit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN