MENU
klinika

Do të shoqërohen me shpjegime

Dritë për propagandën e filmave shqiptarë

20.02.2021 - 12:39

Filmat Shqiptarë tashmë nuk do të shihen vetëm artistikisht por edhe shoqëruar edhe  me një shpjegim në kontekstin  e plotë të  realizimit të tij.

“Këta janë skenarët origjinalë të filmave “Vitet e para” dhe “I teti në bronz” për të cilët dhe jo vetëm Autoriteti i Dosjeve dhe Arkivi Shtetëror i Filmit, firmosën një marrëveshje bashkëpunimi për të hedhur dritë mbi realitetin e personazheve pjesëmarrës në këto filma.”

Veprat kinematografike në kohën komuniste vazhdojnë të shfaqen edhe pse në shumë raste prekin drejtpërdrejt familjarët e karaktereve kryesore. Një prej këtyre familjeve ka dërguar një kërkesë te Autoriteti i Hapjes së Dosjeve, ndërsa rasti u adresuar institucionalisht nga drejtuesja e institucionit, Gentjana Sulaj.

“Mendoj që është shumë e rëndësishme që nga të dyja institucionet ka të bëjë jo vetëm me fatin e personazheve, artistë-krijues, por edhe me fatin e karaktereve që janë trajtuar.

Shpjegim nuk do të ketë vetëm për karakteret por edhe për fatin e shumë artistëve të  dënuar gjatë sistemit.

“Jo vetëm me fatin e personazheve, artistë, krijues, por edhe me fatin e karaktereve, roleve që janë trajtuar.”

Me rëndësi, theksoi drejtoresha e Arkivit të Shtetit, Iris Elezi tha se është që të hidhet dritë mbi të vërtetën e asaj periudhe, pa prekur  kinematografinë e kohës.

“Duhet të gjejmë mënyra se si në një kulturë që ende nuk është bërë studimi i nevojshëm i zhvillimit të kinematografisë, i propagandës në mënyrë e indokrinimit, të gjejmë mënyra që të shkojmë përtej dashurisë së një prodhimi filmik.”

Propozimin konkret  për këtë çështje e kishte Simon Miraka.

“Është e nevojshme dhe e domosdoshme në rast se japim një film të tij dhe të shoqërohet me një zë duke komentuar.”

Ky proces kërkon shumë punë, thanë përfaqësuesit e dy institucioneve pasi do te duhet të studiohen me radhë të gjitha dosjet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN