MENU
klinika

2020...

Gjermanët “zbuluan” fjalën e vitit… anglisht!

02.02.2021 - 16:12

        Ndërsa koronavirusi u përhap në të gjithë Gjermaninë, po kështu u përhapën një numër termash të huazuara nga anglishtja, njëra prej të cilave u përzgjodh edhe si fjala e vitit dhe ishte ”lockdown” (”bllokim”).


Juria e gjuhëtarëve, deklaroi gjatë një konference, se fjala që tashmë dëgjohet kudo u përfshi shpejt në gjuhën gjermane dhe mori peshën kryesore në diskutimin mbi masat për të lehtësuar pandeminë.

Specilistët theksuan, se termi në gjuhën angleze ka depërtuar edhe në gjermanisht, në formën e emrave të përbërë anglo-gjermanë, si për shembull: “lockdown-verstoesse” (shkelje izolimi) dhe “lockdown-lockerungun” (lehtësim izolimi).

Më pas, renditeshin sërish fjalë anlgeze, si “social distancing” (distancimi social), “homeschooling” (mësimi nga shtëpia), apo “shutdown” (mbyllje).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkohet kryerja e autopsisë mbi viktimat Covid-19

“Të vdekurit flasin. Jo “lockdown” ndaj shkencës”

Prof. Dr. Adrian Civici/ Profesionet e reja post COVID

“Lufta” e profesioneve në periudhën post COVID-19