MENU
klinika

Automobilizëm

Grosjean lë pas aksidentin, nis aventurën e re

04.02.2021 - 17:55

Piloti francez Romain Grosjean, që vetëm 2 muaj më parë pa vdekjen me sy pas aksidentit që pësoi në garën e Sakhir në Bahrein, vendos të rikthehet në pistë. Këtë herë 34-vjeçari nuk do të garojë në Formula 1, por në botërorin e Indycar.

Lajmin e konfirmoi vetë Grosjean, që tha se do të garojë për ekipin Dale Coyne Racing, me makinën Dallara nr.51, që përdor motorin Honda. Hera e tij e parë në pistë në Indycar do të jetë më 22 shkurt, në testet që do të zhvillohen në Alabama.

“Në Sakhir mendova se do të vdisja, por dëshira për të vijuar të garoja ishte më e fortë. Indycar është një kompeticion stimulues dhe interesant, një zgjedhje e bërë me zemër. Mezi pres të zbres në pistë dhe shijoj këtë kampionat” – tha pilot francez.

Ai saktësoi se nuk do të garojë në të 13 garat e këtij kampionati. Grosjean do të jetë i pranishëm në pistat klasike dhe ato qytetase, por jo në dy pistat ovale, Indinapolis dhe Texas Motor Speedway. Kjo ka qenë kërkesa e familjes së tij.

Grosjean e nisi karrierën në Formula 1 me makinën Renault në vitin 2009, pastaj kaloi me Lotus në vitin 2012 dhe nga viti 2016 garoi me Haas, për të hequr pas aksidentit të frikshëm ku makina e tij shpërtheu në flakë. 10 podiume në karrierë dhe një xhiro e shpejtë, ndërsa tani një aventurë e re pret.

Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin