MENU
klinika

"qytetarët të thonë lirshëm fjalën e tyre"

Hoti: Pres të kemi një proces të rregullt zgjedhor

14.02.2021 - 10:45

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Hoti tha pas votimit se qytetarët sot do ta thonë fjalën e tyre.

“Pres të kemi një proces të rregullt zgjedhor, në mënyrë që të mirëmbajmë standardet e organizimeve të zgjedhjeve të rregullta, sipas standardeve evropiane ku qytetarët lirshëm thonë fjalën e tyre”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN