MENU
klinika

Talenti kuqezi

I riu shqiptar i shënon gol fantastik Romës

23.02.2021 - 16:08

Në Itali talentët shqiptarë janë të shumtë, edhe në futboll. Kristjan Asllani spikati me një gol spektakolar në ndeshjen mes Romës dhe Empolit për kampionatin e të rinjve Primavera. Goli i tretë sezonal i 18-vjeçarit, që është grumbulluar në të gjitha përfaqësueset e moshave të Shqipërisë, ishte vërtet i veçantë.

Në humbjen 3-1 që Empoli i tij pësoi ndaj Romës, Asllani arriti të barazonte përkohësisht rezultatin në minutën e 67-të me një gol shumë të bukur nga goditja standarte që mahniti edhe komentatorin italian të Sport Italias, me këtë të fundit që e konsideroi thjeshtë të jashtëzakonshëm finalizimin e mesfushorit kuqezi.

18-vjeçari po përjeton një sezon shumë pozitiv në aspektin personal teksa në këtë edicion është grumbulluar në gjashtë ndeshje me Empolin në Serie B, edhe pse ende nuk ka debutuar. Gjithsesi ai ka provuar të luajë kundër Napolit në Kupë, disa minuta.