MENU
klinika

Renditja e partive të tjera

LVV thellon fitoren! Ndiqet nga PDK dhe LDK!

15.02.2021 - 08:36

Kur janë numëruar rreth 97% të votave, Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese e zgjedhjeve të parakohshme të Kosovës.

Partia e Albin Kurtit ka arritur të sigurojë 48.18% të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.36%.

Më pas renditet LDK-ja me 13.17%, AAK me 7.41%, Lista Serbe 5.24% dhe Nisma me 2.59%.

Kreu i LVV-së tha se nuk do të kenë prioritet dialogun me Serbinë. Ai pas publikimit të rezultateve preliminare, në një konferencë me Vjosa Osmanin tha se prioritet do të kenë drejtësinë dhe punësimin.

“Nuk do ta kemi prioritet ne formimin e ekipit të dialogut me Serbinë. Ju e dini shumë mirë që në të gjitha matjet e opinionit publik, dialogu me Serbinë herë është në vendin e gjashtë, herë në vendin e shtatë. Neve na kanë zgjedhur këta qytetarë, neve ju përgjigjemi atyre qytetarëve. Prioritet e kemi drejtësinë dhe punësimin”, ka deklaruar ai.

Nderkohe Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se qytetarët e Kosovës treguan kulturë të lartë demokratike në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Inkurajojë këshillat e vendvotimeve që gjatë procesit të numërimit të fletëvotime votimeve t’i zbatojnë të gjitha procedurat e numërimit të votave me qëllim që vullneti i qytetarëve të respektohet”, tha Daka.

“Sot Kosova tregoi shembull sesi duhet të organizohen zgjedhje pavarësisht sfidave të shumta”, shtoi ajo.

Sipas KQZ-së, dalja në këto zgjedhje ishte mbi 47 për qind, që krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019 është më e lartë, pasi më 2019, dalja kishte qenë 44.18 për qind.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“LVV fitoi zgjedhjet parlamentare në Kosovë”

DW: Dy partitë tradicionale LDK dhe PDK kanë…