MENU
klinika

Zotimi i G7

Mbështetje të vazhdueshme fiskale për ekonomitë

19.02.2021 - 17:25

Udhëheqësit e Grupit të Shtatë vendeve të industrializuara u zotuan gjatë një thirrje të Premten për të mbështetur shpenzimet qeveritare për të ndihmuar ekonomitë të rikuperohen nga pandemia e koronavirusit.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim ekonomitë tona për të mbrojtur vendet e punës dhe për të mbështetur një rimëkëmbje të fortë, të qëndrueshme, të ekuilibruar dhe gjithëpërfshirëse”, tha G-7 në një deklaratë të botuar pas thirrjes, organizuar nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.

Diskutimi, i cili shënoi debutimin e Presidentit të SHBA Joe Biden si udhëheqës në skenën botërore, pa G-7 të angazhohej për të konsideruar lehtësimin e borxheve për vendet në zhvillim dhe premtimin për të eleminuar emetimet neto të karbonit më së voni deri në 2050.

Ata gjithashtu nënvizuan rëndësinë e multilateralizmit, një shenjë që grupi donte të kalonte epokën e Donald Trump. Ajo ra dakord për të forcuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë, një organ që administrata e mëparshme e SHBA kishte ‘ndëshkuar’ dhe u largua.

“Duke u mbështetur në pikat tona të forta dhe demokratike, si ekonomi dhe shoqëri të hapura, ne do të punojmë së bashku dhe me të tjerët për ta bërë 2021 një pikë kthese për multilateralizmin dhe për të formuar një rimëkëmbje që promovon shëndetin dhe prosperitetin e popullit dhe planetit tonë,” thanë udhëheqësit në komunikatën e tyre. “Ne do të intensifikojmë bashkëpunimin për përgjigjen shëndetësore të covid-19”.

Udhëheqësit kanë vendosur të takohen personalisht në Cornwall, Anglia jug-perëndimore, në Qershor.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga Bloomberg

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


OECD: Nuk ka shërim të shpejtë...

BBC/ “Ekonomia do të vuajë për vite me radhë”

'Një lloj i ri bashkëpunimi global"

Bota pas virusit Korona me ekonomi ndryshe