MENU
klinika

La Liga, Java 24

Messi gol dhe në histori, por Barça ngec

21.02.2021 - 16:52

Barcelona ka marrë një barazim befasues 1-1 në La Liga kundër Cadiz. Ndeshja e javës së 24-t të La Liga-s është vendosur nga dy penallti, një në pjesën e parë dhe një në të dytën.

Sfida e luajtur në Camp Nou është zhbllokuar nga një penallti e Leo Messi-t, i cili ka luajtur sot ndeshjen e tij numër 506 në La Liga, më shumë se çdo lojtar tjetër në historinë e kompeticionit.

Kur dukej se katalanasit do të siguronin tri pikët, Cadiz ka gjetur golin e barazimit në minutën e 89-të me një penallti të Fernandez. Tjetër rezultat zhgënjyes për Barçën pas humbjes 4-1 të pësuar në Champions League kundër PSG-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN