MENU
klinika

Raporti i IFIMES: Kosova duket sikur po izolohet!

Mini-Shengeni ‘e ktheu Serbinë qendër të zhvillimeve rajonale’

03.02.2021 - 09:45

Instituti i Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin ka publikuar një raport mbi rolin e Serbisë në Ballkan si dhe marrëdhëniet me Kosovën. Në raportin që duket si i shkruar nga studiues që admirojnë Presidentin serb, thuhet se roli i serbëve është rritur ndjeshëm në rajon gjatë viteve të fundit, nga politikat e Presidentit Aleksandar Vuçiç në raport me shqiptarët. Ndërsa Kosova duket se po izolohet, sipas raportit të “IFIMES”.

Studiuesit i referohen mini-Shengenit Ballkanik si një hapje totale të kufijve për Serbinë. “Falë politikave të Presidentit Aleksandar Vuçiç, Serbia është bërë epiqendra e ngjarjeve në rajon dhe çelësi i paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Zhvillimi i përbashkët ekonomik dhe krijimi i mini-Shengenit Ballkanik konsiderohen si përparësi në bashkëpunimin rajonal. Vendet e vogla nuk mund të tërheqin investitorë globalë dhe e kanë më të vështirë të sigurojnë rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Prandaj, për të hequr pengesat e kufirit të brendshëm dhe administrativ, doganat do të ishin më efikase për vendet e Ballkanit Perëndimor, nëse do të kishin një politikë të harmonizuar të infrastrukturës dhe të punonin së bashku në rindërtimin ekonomik të rajonit. Hapja e vendkalimit të integruar kufitar “Preshevë – Tabanovce” midis Serbisë dhe Maqedonisë Veriore është një hap në atë drejtim”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar me Presidentin e Francës, Emanuel Macron për herë të 11-të deri më tani, duke këmbëngulur në një kompromis ose zgjidhje “win-win” midis Beogradit zyrtar dhe Prishtinës.