MENU
klinika

NBA

Nets mposhtin Clippers dhe marrin kreun në Lindje

22.02.2021 - 09:06

Skuadra e Brooklyn Nets ngjitet në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes me 20 fitore, po aq sa edhe Philadelphia, që sot doli humbëse nga fusha e Toronto Raptors.

Brooklyn mundi 112-108 Los Angeles Clippers, një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull në NBA. Harden realizoi 37 pikë e 11 rebound, mbështetur nga Irving me 28 pikë, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e George dhe 29 të Leonard.

Kjo është fitorja e 6-të radhazi për Nets, që pak ditë më parë patën fituar edhe ndaj Los Angles Lakers. Ekipi i Philadelphia u mund 110-103 nga Toronto, sfidë ku për kanadezët u dalluan Siakam e VanVleet me nga 23 pikë secili.

Fiton edhe Milwaukee Bucks, që mundi 128-115 Sacramento, takim ku diferencën e bënë Giannios Antetokounmpo me 38 pikë e Middleton me 32. Spektakël në ndeshjen New Orleans Pelicans dhe Boston Celtics, fituar nga e para pas kohës shtesë.