MENU
klinika

"The Beatles"

Një diplomë, për një epokë!

28.02.2021 - 15:02

       Nga Britania e Madhe, vjen lajmi i çuditshëm… Një prej universiteteve në vend, ka çelur masterin e parë në arte, ku mund të diplomohesh për “The Beatles”, si dhe ndikimin e gjerë të bandës legjendare në muzikë dhe shoqëri.

Universiteti i Liverpulit bën me dije, se ka filluar të pranojë aplikimet për një program mësimor në shtator 2021, të quajtur “The Beatles: Industria e muzikës dhe kursi i trashëgimisë”.

“Diploma do të tërheqë ata persona që aktualisht punojnë ose konsiderojnë një karrierë në arte, apo në të gjithë sektorët e turizmit dhe argëtimit në kohën e lirë, – ishte deklaraa nga ana e institucionit.

Materiali studimor përfshin analizimin e rolit që banda luajti në muzikë, industrinë krijuese dhe më pas, në fusha më të gjera, siç janë turizmi dhe trashëgimia kulturore.

“Jam mëse e kënaqur, që jemi në gjendje të ofrojmë studime zyrtare për “The Beatles”, pranë Departamentit të Muzikës dhe Institutit të Muzikës Popullore në Universitetin e Liverpulit”, – u shpreh Holly Tessler, udhëheqëse e programit.

“The Beatles”, të themeluar në Liverpool më 1960, fituan vlerësime ndërkombëtare gjatë karrierës 10-vjeçare – konsiderohen si një prej grupeve që patën më shumë ndikim, si dhe pionierë në historinë e muzikës mbarëbotërore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Traileri e ri i filmit “Jojo Rabbit”

“The Beatles” dhe David Bowie në gjermanisht

Katërshja “fantastike” nuk njeh rënie

Albumi i The Beatles më i shituri edhe pas 50 vitesh

"Fab Four"

Epoka BEATLES