MENU
klinika

Analiza në median ruse

Prapaskenat e bisedimeve Makron-Vuçiç për Kosovën

01.02.2021 - 15:39

Kosova ishte tema e parë dhe kryesore në tryezën midis presidentëve të Francës dhe Serbisë, Emenuel Macron dhe Aleksandar Vuçiç, sot në Paris.

Franca zyrtare duhet të koordinojë planet e saj lidhur me dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës përpara se të marrë presidencën e Bashkimit Evropian në 2022.

Slobodan Zeçeviç nga Instituti i Beogradit për Studime Evropiane shpjegon për Sputnik:

“Administrata e re amerikane hyri në fuqi dhe Anthony Blinken është një njeri që është rritur në shkollat franceze, ai flet shumë mirë frëngjisht. Nuk përjashtohet që të ketë një bashkëpunim më të ngushtë se më parë midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës për Kosovën. Mundësia e ndarjes së Kosovës përmendet madje si një variant. Do të shohim se çfarë do të vijë nga e gjithë kjo”.

Ky i sotmi ishte takimi i njëmbëdhjetë i dy liderëve dhe përveç Kosovës, ata folën edhe për integrimin evropian të Serbisë, por sidomos mbi bashkëpunimin ekonomik midis Serbisë dhe Francës.

“Tregtia midis dy vendeve vitin e kaluar ishte 1.2 miliardë dhe rënia prej 6% deri në nëntor është minimale, duke pasur parasysh pandeminë”, tha Aleksandër Vuçiç fill pas mbërritjes së tij në Paris.

Vuçiç gjithashtu njoftoi bisedime të hollësishme me Macron mbi metronë e ardhshme të Beogradit, duke theksuar se financimi u zgjidh me 80 milionë euro nga kasaforta e Bankës Franceze dhe se pjesa tjetër e parave do të sigurohet përmes bankave tregtare.

Kur bëhet fjalë për bashkëpunimin ekonomik, Zeçeviç kujton se Serbia ka bërë shumë për ta bërë të interesuar Francën.

“Bashkëpunimi që kemi arritur është larg nga ai që kemi arritur me partnerët kryesorë të tregtisë së jashtme në Evropë, Gjermani dhe Itali” – analizon ai dhe pranon se Serbia dhe Franca kanë pasur gjithmonë marrëdhënie të mira, por “duhet të forcojnë raportet ekonomike në mënyrë që të forcojnë bashkëpunimin politik, domethënë të marrin mbështetje për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

“Kjo është arsyeja pse ne u dhamë atyre punë, punë të mëdha, unë mund ta quaj rehabilitimin e mbeturinave në Vinca, por aeroporti është një punë e madhe që do të zgjasë me vite, dhe metro është një ndërmarrje që do të zgjasë edhe më shumë.

Serbia ka probleme në shumë qytete, dhe francezët janë ekspertë në këtë. Ata kanë kompaninë “Vivendi”, e cila është pasardhëse e kompanisë që rregulloi sistemet e furnizimit me ujë edhe në Amerikën Latine”, thotë analisti.

Zeçeviç shton se ekziston mundësia që Serbia dhe Franca të arrijnë bashkëpunim ekonomik mbi çështjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake.

“Grekët blenë avionë francezë, edhe pse kanë F-16 amerikanë, ky është parimi, duhet të blesh në disa vende, dhe ne tashmë kemi blerë një pjesë të pajisjeve nga francezët”, thekson analisti serb.

Sa i përket eksporteve serbe, Zeçeviç thotë se ai bazohej kryesisht në produkte gjysëm të gatshme dhe se problemi me eksportet serbe është se Franca është një vend bujqësor, kështu që është e vështirë të çash atje.

“Por ne nuk duhet të harrojmë se kemi eksportuar goma, ekziston edhe prodhimi i produkteve gjysmë të gatshme nga bakri dhe çeliku, ose medikamentet. Ajo që është e qartë, ne u përpoqëm të përfshijmë francezët në lojën politike dhe ne patëm sukses duke u dhënë atyre punë në Serbi”, thotë Zeçeviç.

Lidhur me pranimin në BE, Slobodan Zeçeviç thotë se metodologjia e re e propozuar nga francezët mundëson hapjen e disa kapitujve në të njëjtën kohë, 6 ose 8, madje edhe 10 ose 16 kapituj në një vit.

“Ne kemi probleme me funksionimin e sistemit demokratik dhe institucioneve. Nuk mund të jeni anëtar i BE nëse nuk keni standardet që ata kanë në sistemin shumëpartiak, në drejtësi, në media”, përfundon Zeçeviç në fund të bisedës për Sputnik.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!