MENU
klinika

"Opozita po punon për një hibrid të pangrënshëm!"

PS në koalicion më 25 prill? Rama: Ne e kemi të qartë!

22.02.2021 - 10:04

Kryeministri Edi Rama foli për media pas mbledhjes së shtabit elektoral të Partisë Socialiste. I pyetur për koalicionet parazgjedhore, Rama tha se PS e ka bërë të qartë që e ka koalicionin me njerëzit.

Sa i përket koalicionit opozitar, kryeministri u shpreh se po punohet për një hibrid të pangrënshëm dhe të patretshëm.

“Sistemi që kemi zgjedhur është një sistem ku cdo parti garon me simbolin e saj dhe me skuadrën e saj, ose bën një koalicion me një simbol dhe në një skuadër të përbashkët. Ne e kemi pasur të qartë, që ne koalicionin e kemi me njerëzit dhe shumicën e kemi me njerëzit. Kështu që nuk kemi asnjë diskutim në këtë pikë. Sigurisht e mirëkuptoj pyetjen, duke parë se cfarë ndodh në kampin tjetër, ku po punohet për një hibrid të pangrënshëm, të pagëlltitshëm dhe të patretshëm”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historitë e tmerrshme nga pavijonet me pacientë në prag të vdekjes

‘The Economist’: Trauma kolektive që po shkakton Covid

"Ngjarja shënoi përplasjen kulminante mes Berishës dhe Ramës"

“Dëshmia e puçit”, Sokol Balla: Dhashë kontributin tim modest në libër