MENU
klinika

Reagojnë Borrell dhe Varhelyi

“Qeveria e re të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë”

15.02.2021 - 11:30

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi, thuhet se BE-ja do të angazhohet me institucionet e reja të Kosovës me synim për të arritur përparim në rrugën evropiane dhe se pret që institucionet e reja të Kosovës të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun me Serbinë.

Kjo do të kërkojë që Kosova të avancojë në reforma, të udhëhequra nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe Agjenda e Reformës Evropiane, si dhe në përparimin rajonal.

Rruga evropiane e Kosovës shkon nëpërmjet një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë dhe BE-ja pret që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe synim të vazhdimit të takimeve në dialogun me Serbinë të ndihmuar nga BE-ja dhe të shfrytëzojnë mundësinë para vetes për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Borrellit dhe Varhelyit.

Procesi i numërimit të votave në Kosovë po shkon drejt fundit.  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 98,24%të votave deri më tani. Nga të dhënat e përditësuara, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 48.17%, PDK-ja 17.35 %, LDK-ja 13.18%, AAK-ja 7.42%. Nisma, që zyrtarisht nuk e kalon pragun, ka 2.59%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN