MENU
klinika

Pas dhurimit të 200 mijë vaksinave M. së Veriut

Serbia i dhuron 2 mijë doza të vaksinës ruse Malit të Zi

17.02.2021 - 11:06

Serbia angazhohet edhe në dhurimin e të tjera dozave, pasi i dhuroi 200 mijë doza vaksine Maqedonisë së Veriut dhe teksa po e kalon me sukses procedurën e imunizimit të qytetarëve të saj

Këtë herë drejt Malit të Zi. Ndonëse me sasi shumë më të vogël, por sikurse njoftojnë autoritetet 2000 doza të vaksinës ruse Sputnik V pritet të mbërrijnë sot në Mal të Zi.

“Dy mijë doza tjera do të arrijnë në ditët në vijim. Qeveria ka kryer disa negociata dypalëshe në dy muajt e fundit për të siguruar vaksinën dhe rezultatet e para të tyre janë me Serbinë”, tha ministrja malazeze e Shëndetësisë.

Mali i Zi paraqitet me keq nga të gjithë vendet e rajonit me virusin, teksa numëron mbi 1300 të infektuar për 100 mijë banorë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur pritet të vijë në vaksina anti-Covid në Shqipëri!

Në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi mbërrijnë dozat e para