MENU
klinika

Ngjarja në Itali

Shau lojtarin shqiptarin nga etnia, trajneri dënohet 5 vjet

28.02.2021 - 13:04

Racizmit në futboll vitet e fundit i është kushtuar një vëmendje mjaft e madhe, ku FIFA e UEFA kanë dhënë direktiva shpeshherë. Dhe fyerjet ndaj një futbollisti shqiptar janë cilësuar si një ngjarje shumë e rëndë dhe vepër penale që duhet ndëshkuar rreptësisht nga Prokuroria e Trentos.

Kjo e fundit ka dënuar me 5 vite përjashtim nga çdo lloj impianti futbollistik amator trajnerin Luca Tioco, i cili kishte fyer gjatë një ndeshje të Serisë D futbollistin Grasjan Aliu.

Trajneri në fjalë ishte dënuar 4 muaj, të cilat u kthyen në 2 pas Apelit, nga drejtësia sportive italiane, pasi gjatë ndeshjes mes skuadrës së Sedicos që drejton dhe Adrieses të luajtur në dhjetor, kishte ofentuar futbollistin: “Shqiptar m…” gjatë sfidës.

Gjyqtari i katërt dëgjoi gjithçka dhe i dha karton të kuq, nga i cili erdhi edhe pezullimi nga Federata Italiane. Por ndërkohë, Prokuroria në Trento hapi hetim dhe pas dy muajsh, u vendos se kjo përbënte shkelje të rëndë me bazë etnie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN