MENU
klinika

Racizmi

“Albanese di m…”, dënohet trajneri italian

18.12.2020 - 17:40

Një ngjarje e paprecedentë në futbollin italian. Një trajner italian është pezulluar për katër muaj nga Federata Italiane e Futbollit pasi ka ofenduar një futbollist kundërshtar gjatë ndeshjes së Serisë D, mes San Giorgio Sedico dhe Trentos.

Trajneri Luca Tiozzo i San Giorgio Sediko, gjatë ndeshjes të së mërkurës së kaluar, ishte ndëshkuar me karton të kuq pasi kryesorit ia kishte sinjalizuar një gjë të tillë vijërojtësi. Ky i fundit kishte dëgjuar diçka nga pankina pas një faulli në mesfushë.

Dje është mësuar bashkë me dënimin katërmujor, se kartoni i kuq kishte ardhur për frazën fyese “shqiptar m…” kundër futbollistit kundërshtar Grasjan Aliu. Një ngjarje e papëlqyeshme aq më shumë për faktin se trajneri në fjalë dhe Aliu njiheshin, pasi në vitin e kaluar kishin qenë të dy pjesë e skuadrës së Adriezze.

Dënimi shembullor është përshëndetur nga skuadra e futbollistit në fjalë, pasi është cilësuar e papranueshme që në një stadium të ofendoheshin në këtë mënyrë lojtarët për shkak të kombësisë së tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN