MENU
klinika

Përdhunoi shqiptaren

Apeli lë në fuqi dënimin me 9 vjet të Robinhos

10.12.2020 - 20:15

Një nga futbollistët më të mirë brazilianë do të përfundojë së shpejti pas hekurave të burgut. Gjykata e Apelit në Milano e ka konfirmuar si fajtor Robinhon për përdhunimin e një shtetaseje shqiptare në vitin 2013 dhe ka lënë në fuqi vendimin e parë me 9 vite burg.

Një vendim që komplikon situatën e ish-futbollistit, asokohe pjesë e Milanit, që tashmë duhet të përgjigjet para drejtësisë e për shkak të këtij vendimi ka humbur edhe kontratën që kishte lidhur me Santos.

Prokuroria argumentoi para gjykatës së faktet ishin të qarta dhe Robinho, bashkë me disa persona të tjerë, kishin përdhunuar shqiptaren të cilën e kishin takuar në një lokal ku ajo po festonte 23-vjetorin e saj.

robinho
robinho

Në sallën e gjyqit u tregua se si Robinho dhe shokët e tij e kishin dehur vajzën derisa ajo kishte përfunudar pa ndjenja, ndërsa më pas e kishin përdhunuar në garderobën e një diskoje në Milano.

Gjithçka kishte ndodhur pasi ish-futbollisti kishte dërguar në shtëpi bashkëshorten e tij për t’u kthyer më pas te shokët. Ky vendim i gjykatës tashmë mund të shpallë në kërkim ndërkombëtar Robinjon dhe të kërkojë nga shteti brazilian ekzekutimin e arrestimit të tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përdhunoi 22-vjeçaren shqiptare

Ministri i Brazilit: Robinho të futet në burg!