MENU
klinika

Formula 1

Sistemi që mbrojti Grosjean gjatë aksidentit

22.02.2021 - 09:30

Një nga episodet më pikante të sezonit të kaluar në Formula 1 ishte padyshim shpërthimi i makinës së pilotit francez Romain Grosjean. Kanë kaluar 3 muaj nga aksidenti i frikshëm që ndodhi në garën e Çmimit të Madh të Bahrein, ku makina Haas u përplas me barrierat mbrojtëse.

Njëvendëshja u nda në mes dhe u përpi nga flakët, ndërkohë që pas 26 sekondash piloti arriti të dalë gjallë nga makina e tij, fakt ky i konsideruar një mrekulli, duke parë dinamikën e aksidentit.

Televizioni francez “Canal Plus” ka ndërtuar me kompjuter dinamikën e aksidentit në 3D dhe pamjet që ka ofruar janë fantastike. Ajo që vihet re është se koka e pilotit ka kaluar poshtë barrierave mbrojtëse bashkë me gjysmën e makinës para se ajo të shpërthente.

Gjithçka ndodhi në 1.6 sekonda para se makina të shpërthente. Grosjean është gjallë falë sistemit mbrojtës “halo” që ndodhet mbi kokën e tij, që bëri të mundur që ai të mos pësojë dëmtime në kokë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN