MENU
klinika

Humbja e madhe

Sporti shqiptar në zi, shuhet ikona e basketbollit

05.02.2021 - 10:03

Në moshën 64-vjeçare është ndarë nga jeta trajneri i mirënjohur i basketbollit Arben Fagu, një lajm që ka tronditur sportin shqiptar dhe në veçanti komunitetin e basketbollit.

Një ikonë e këtij sporti, një njeri që e dashuronte shumë basketbollin, duke nxjerrë dhjetra e dhjetra talente, që sot janë dëshpëruar pa masë nga lajmi i ndajers së parakohshme nga jeta e tij.

Arben Fagu ishte një njeri me vizion, që i dha shumë këtij sporti e që kishte ende shumë për të dhënë. Një njeri që e donte të drejtën në këtë sport, që luftonte fort për atë. Aktualisht ai ishte trajner i Partizanit për të rritur, ndërkohë që më parë ka qenë edhe trajner i Dinamos, UAT-së e kombëtares.

Kudo që ka drejtuar Fagu ka lënë gjurmë, pasi këtë profesion e bënte me pasion. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka tronditur të gjithë, pasi pakkush do të besonte se një njeri aq energjik si ai do të thoshte kaq shpejt e kaq papritur “lamtumirë”.

Ai rrjedh nga një familje që gjithnjë e ka dashur sportin dhe që ka dhënë gjithçka për të. Redaksia e “konica.al” shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta familjes Fagu për ndarjen e parakohshme nga jeta të ikonës Arben Fagu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN