MENU
klinika

Do të nisë edhe një fushatë...

“TikTok” bllokon hyrjen për përdoruesit nën 13 vjeç

04.02.2021 - 11:39

Kompania “Tik Tok” do të marrë masa për të bllokuar hyrjen në platformë të përdoruesve nën moshën 13 vjeç, si edhe do të vlerësojë përdorimin e sistemeve të inteligjencës artificiale për verifikimin e moshës.

“Për më tepër, do të nisim një fushatë informimi për të rritur ndërgjegjësimin midis prindërve dhe fëmijëve”, komunikoi kompania për garantuesin Privacy në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, pas masës së bllokimit të vendosur ditët e fundit nga autoriteti.

Duke filluar nga 9 shkurti, duke zbatuar kërkesat e garantuesit, “TikTok” do të bllokojë të gjithë përdoruesit dhe do të kërkojë sërish verifikimin e datës së lindjes, përpara se të vazhdohet me përdorimin e aplikacionit.

Sapo të identifikohet një përdorues nën 13 vjeç, llogaria e tij do të hiqet.

“Në mënyrë që të identifikojë përdoruesit nën 13 vjeç me siguri të arsyeshme, pas këtij kontrolli të parë, kompania do të përdorë sistemet e inteligjencës artificiale për të bërë vlerësimin”, sqaroi garatuesi i privatësisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Freestyle-i arrin shifrat rekord!

Ky reper shqiptar ka pushtuar TikTok-un!