MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 21

Tirana shtang Vllazninë, Bylis fundos Skënderbeun

27.02.2021 - 14:58

Tirana ka surprizuar Vllazninë në Shkodër, duke fituar 2-1 dhe duke hapur totalisht kampionatin. Bardheblutë kanë marrë tri pikë me vlerë, por njëkohësisht u ka bërë nder edhe rivalëve të ndjekin ekipin shkodran.

Në të ashtuquajturën klasike të futbollit shqiptar, kuqeblutë kanë dështuar përballë Tiranës. Kampionët në fuqi janë shfaqur mjaft kërkues dhe solidë në “Loro Boriçi”, duke shënuar dy herë, me anë të Bathës dhe Cale.

Praktikisht, sfida ka nisur që nga tuneli, sepse brenda 6 minutash janë realizuar dy golat e parë. Fillimisht ka zhbllokuar shifrat Dilaver me penallti (3’), pastaj ka barazuar Batha, nga goditja e dënimit (6’).

Në pjesën e dytë, kur Vllaznia dukej e orientuar me forca të shumta në sulm, për të marrë fitoren, bardheblutë kanë ndëshkuar përsëri me Cale (51’). Minutat më tej kanë qenë të luftuara, me Tiranën që ka krijuar raste për ta thelluar avantazhin, por ka qenë e pafat.

Dy ndeshjet e tjera kanë qenë mes “bashkëvuajtësish”. Kështu, Bylis ka mposhtur minimalisht në “derbin e mbijetesës” Skënderbeun, falë golit të Beji me penallti (56’). Përplasja e debutuesve në Superiore është mbyllur pa gola, mes Kastriotit dhe Apolonisë. Të katër këto skuadra renditen në fundin e klasikimit aktual, nga vendi i 7-të deri tek i 10-ti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 21

Mes Teutës dhe Kukësit festojnë rivalët