MENU
klinika

‘Ngrin’ Elbasani/ Rrugët nën ‘pushtetin’ e akullit!

Vështirësi në qarkullim dhe në lëvizjen e qytetarëve

15.02.2021 - 09:58

Një pjesë e madhe e rrugëve në qytetin e Elbasanit janë nën pushtetin e akullit. Siç shihet nga pamjet e siguruar nga Top Channel, akulli është shtrirë në trotuar dhe në rrugë duke bërë që qarkullimi i automjeteve të vështirësohet.

Prezenca e akullit, ka sjellë probleme edhe tek qytetarët ku ka pasur raste ku në spitalin rajonal të Elbasanit janë paraqitur persona me fraktura për shkak të rrëshqitjeve.

Ndërkohë edhe pse ky fillim jave ka nisur me diell, temperaturat vijojnë të jenë shumë të ulëta duke e bërë të pamundur shkrirjen e akullit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Qafë-Thana, problematike”

ARRSH/ Si paraqitet situata në akset kryesore?