MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A e dëmton stresi kujtesën?

25.03.2021 - 08:51

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacient: A e dëmton stresi kujtesën?

Mjeku: Sigurisht. Jo vetëm që stresi dëmton kujtesën, por ndodh dhe një fenomen tjetër që është dhe më interesant. Një stres shumë i madh shoqërohet dhe me fiksim në disa nga problematikat më të mëdha që kujtesashoqërojnë personin. Kjo do të thotë që njeriu harron disa gjëra, disa situata, disa episode dhe fiksohet ngushtësisht në disa të tjera, ato që i japin stres.

Streset e mëdha mund të shkaktojnë humbje të kujtesës, pasi tjetërsojnë funksionet elektrike të neuroneve, duke bllokuar konsolidimin e kujtimeve. Streset kronike mund të kenë një efekt shumë më të madh. Kur organizmi është nën një stres afatgjatë, hipofiza prodhon hormone që stimulojnë gjendrat mbiveshkore të prodhojnë kortizolin. Kjo substancë pengon qelizat të prodhojnë elementet e nevojshme për rritjen e tyre, jetike për mbijetesën e tyre. Kjo do të çonte në vetëshkatërrimin e qelizave.

Kujtesa është selektive dhe prioritare, që do të thotë: U jep prioritet gjërave më të rëndësishme. Rëndësia që ne u vendosim t’u japim gjërave, kushtëzon edhe sasinë e kujtesës që do të zënë këto epsidode. Sa më shumë rëndësi t’i japësh një episodi stresues, një episodi që të ngarkon me emocione negative, aq më shumë vend do të zërë në kujtesën e personit dhe aq më shumë pengues do të jetë në cilësinë e jetës.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.