Lufta ligjore midis Brad Pitt dhe Angelina Jolie po bëhet më e shëmtuar nga dita në ditë. Së fundmi aktorja Angelina Jolie ka akuzuar ish-burrin e saj për dhunë në familje dhe ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte viktimë e dhunës në familje nga Pitt.
Dokumentet tregojnë më tej se fëmijët e tyre kanë rënë dakord të japin dëshmi kundër dhunës së pretenduar të aktorit 57-vjeçar. Për këtë arsye këto ditë kanë qenë shumë të vështira për Brad Pitt, ndaj ai është hedhur në krahët e ish-bashkëshortes, Jennifer Aniston për të gjetur mbështetje.
“Kur akuzat për dhunë në familje u bënë publike, Jennifer telefonoi menjëherë Brad. Ajo dëshironte t’i bënte të ditur se do ishte pranë tij, nuk ka rëndësi se çfarë dhe i ka thënë se do të paraqitet në gjykatë nëse do të jetë e nevojshme. Brad është shkatërruar nga akuzat e Angelinas, ndjehet i humbur. Fjalët inkurajuese të Jennifer dhe mbështetja kanë ardhur në një kohë kaq të trazuar në jetën e tij”, ka thënë një burim për “Heat”
Akuzat e bëra nga Angelina Jolie po shihen nga disa të tjerë si një përpjekje për të ulur Brad Pitt. Sipas mediave të huaja, ky i fundit ndihet i pikëlluar për faktin që ish-partnerja ka arritur deri në atë pikë.
“Tani Pitt është zemërthyer që Angelina ka shkuar në atë rrugë. Kanë mbetur shumë emocione pas martesës së tyre. Ai ka marrë përgjegjësinë për veprimet e tij dhe çështjet e tij të kaluara, si dhe ka ndaluar së piri alkool. Martesa ishte shumë pasionante dhe toksike në disa raste dhe – si të gjitha çiftet – ata patën grindje, por gjithashtu ndanë shumë kohë të mira së bashku. Ai ka folur për pijet e tij dhe problemet e drogës gjatë kohës që ishin bashkë”, tha një burim i afërt me aktorin për “Page Six”.