MENU
klinika

Kundër "burrave" dhe braktisjes...

Çelet shkolla e bareshave në Spanjë

10.03.2021 - 17:30

       Shtegtimi dhe kullota e bagëtive, qysh prej kohëve që nuk mbahen mend, kanë qenë zakone burrash. Por nisma e re në Spanjë, po kërkon ta ndryshojë traditën, duke krijuar shkollën që do të përgatisë baresha.

“Shkolla e Çobaneshave të Shekullit 21” është fenomen i ri në Spanjë dhe mbarë botën, me një qëllim të dyfishtë: t’u ofrojë grave mundësitë në terrenin e një tregtie ku mbizotërojnë burrat, por edhe një mundësi shpëtimi për mijëra qytete spanjolle që po zhduken nga harta pak nga pak, për shkak të shpopullimit.

“Ka pasur nisma edhe herë të tjera, për çobanesha”, – shprehet Susana Pacheco, forca lëvizëse e shkollës së re, me qendër në rajonin verior, Cantabria. “Por, ndryshimi është se ne, këtë e kemi parë nga perspektiva e grave. Këtu bëhet fjalë për ekuilibrin punë-jetë, duke krijuar rrjete mbështetjeje dhe bashkëpunimi reciprok”, – thekson ajo.

Projekti po nis nën siglën e Shoqatës Spanjolle Kundër Shpopullimit, një organizatë kombëtare që punon për perspektivën në zonave ku popullsia po pakësohet.

Fokusi te gratë, lindi pasi u pa se ishin pikërisht ato që po i braktisnin zonat rurale më shumë se burrat, duke lënë një popullsi të plakur.

“Fshatrat po dominohen nga burrat, çfarë përbën një hap mbrapa”, – thotë Lidia Díaz, përfaqësuese nga Shoqata Spanjolle Kundër Shpopullimit.

Kursi nëntëmujor për baresha përfshin gati 500 orë trajnim në internet dhe një fundjavë në muaj, me udhëzime praktike në malet e luginat e thella në Cantabria. Menjëherë pas nisjes së projektit, pati rreth 265 aplikime.

Shkolla është aktualisht në proces përzgjedhës të 30 studenteve që do të jenë pjesë e sezonit të parë, me datën e fillimit ende për t’u caktuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja si e torturuan dhe e vranë pa mëshirë 20-vjeçaren

‘Dua një republikë demokratike si e Nolit’


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit