MENU
klinika

NBA

Clippers bien me Bucks, Lakers marrin vendin e dytë

01.03.2021 - 11:16

Kampionët në fuqi të NBA, Los Angeles Lakers, mposhtën me lehtësi 117-91 Golden State, duke u ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Fitore e merituar e Lakers, ku diferencën e bënë lojtarët e stolit, që realizuan 55 pikë (LeBron shënuesi më i mirë më 19 pikë).

Ndalet skuadra e Los Angeles Clippers, që u mund 105-100 nga Milwaukee Bucks, me të zakonshnim Giannis që realizoi 36 pikë e 14 rebound. Sukses që afron Bucks me Philadelphia e Brooklyn në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes.

Fitore në sekondat e fundit për Boston Celtics, që mundi 111-110 Washington Wizards, ndeshje ku u dallua Tatum me 31 pikë për Celtics (46 pikët e Beal për miqtë mbetën për statistikë). Miami Heat, falë 24 pikëve të Nunn, mundi 109-99 Atlanta Hawks.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN