MENU
klinika

NBA

Jazz rikthehen menjëherë, bien kryesuesit në Lindje

28.02.2021 - 12:27

Utah Jazz është rikthyer menjëherë te fitorja në Konferencën e Perëndimit. Pas humbjes ndaj Miami Heat, një ditë më parë, kryeesuesit e kësaj konference mposhtën në transfertë Orlando Magic në transfertë 124-109.

Jazz dominuan totalisht takimin dhe në fund triumfuan me 15 pikë diferencë. Mitchell ishte më i miri për miqtë me 31 pikë, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e malazezit Vucevic të Magic.

Por nëse në Perëndim kryeuesuesit kanë fituar, në Lindje ka ndodhur e kundërta. Philadelphia ra në shtëpi pas kohës shtesë 109-112 me Cleveland Cavaliers. Embiid shënoi plot 42 pikë për vendasit, por loja e grupit e miqve bënë diferencën në sekondat e fundit.

Edhe Brooklyn Nets u mposht në shtëpi 98-115 ndaj Dallas Mavericks. James Harden shënoi më shumë se të gjithë, por që nuk mjaftuan për t’i dhënë suksesin ekipit të tij. Gjithsesi, Philadelphia dhe Nets kryesojnë në Lindje.